Rriten shpenzimet qeveritare në tre mujorin e dytë

Nga D V
497 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 3 shtator, Zhurnal.mk – Shpenzimet e Përgjithshme të Qeverisë janë rritur për më shumë se 213 milionë euro në tremujorin e dytë të vitit 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa për herë të parë në këtë krahasim shpenzimet kanë kaluar edhe shumën e të hyrave të realizuara gjatë tremujorit, veçse te rritja bëhet fjalë për 2.1 milionë euro.

Kështu tregojnë të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK)

Sipas ASK-së, Qeveria e Përgjithshme ka shpenzuar 997.9 milionë euro në periudhën prill-qershor 2026, ndërsa në tremujorin e dytë të vitit 2025 shpenzimet ishin 784.9 milionë euro.

“Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2026 ishin 997.9 milion Euro, ndërsa shpenzimet në TM2 2025 ishin 784.9 milion Euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë Kontributet sociale dhe përfitimet me 36%, Kompensimi i punëtorëve me 24%, Konsumi i ndërmjetëm 13%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori tjera të shpenzimeve”, thuhet në një komunikatë për media nga ASK.

Në të njëjtën periudhë, të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme arritën në 974.7 milionë euro, nga 972.6 milionë euro sa ishin në TM2 të vitit 2025.

“Gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2026 ishin 974.7 milion Euro, ndërsa të hyrat në TM2 2025 ishin 972.6 milion Euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë Tatimet në produkte, të cilat paraqesin 67% të gjithsej të hyrave, Tatimet rrjedhëse në të ardhura 18%, Aktivet dhe detyrimet financiare 7%, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori tjera të të hyrave”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër