Shkup, 19 korrik, Zhurnal.mk – Trafiku në rrugët shtetërore të Maqedonisë së Veriut po zhvillohet pa pengesa, në rrugë të thata dhe me kushte të favorshme për qarkullim, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).
Sipas LAMM-it, intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë zonave urbane është rritur, ndërsa fluksi më i madh i automjeteve është regjistruar në disa vendkalime kufitare.
Në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Dojran, koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 30 minuta, ndërsa në vendkalimin Tabanocë, për hyrje në Maqedoninë e Veriut pritet rreth 20 minuta.
Nga LAMM bëjnë të ditur se në vendkalimet e tjera kufitare në anën maqedonase nuk janë evidentuar pritje më të gjata për hyrje apo dalje nga vendi.
