Shkup, 07 Maj, Zhurnal.mk – Prodhimi i energjisë elektrike nga instalimet me erë dhe diell në Maqedonia të Veriut në vitn 2025 është rritur për gjjithsejtë 11,43% nëkrahasim me vitin 2024, tha sot Komisioni Rregulator i Energjetikës, shkruan Zhurnal.mk.
“Rritje më të madhe të prodhimit nga burimet e rinovueshme (BR) prej 32,50 % ka tek centralet elektrike të erës, ndërsa për herë të parë, prodhimi i energjisë elektrike nga centralet elektrike diellore e ka tejkaluar prodhimin nga centralet e kombinuara,” tha komisioni.
Sipas komunikatës KRrE-ja vitin e kaluar ndryshoi shtatë licenca për prodhimin e energjisë elektrike nga centralet elektrike diellore, me ç’rast u shtuan depozitat në suaza të të njëjtave me fuqi të përgjithshme të instaluar prej 7,1 MW.
Në vitin 2025 u dhanë gjithsej 236 licenca nga lëmi i energjisë elektrike, prej të cilave pjesa më e madhe janë për prodhimin nga burimet e ripërtrishme.
“Investimet e vazhdueshme në kapacitete për prodhimin nga BR e rritën pjesëmarrjen në 58,22% në kapacitetin e përgjithshëm të instaluar në vend,” tha KRrE. / Zhurnal.mk
