Rritja e çmimit të karburanteve, Karakaçi: Po diskutohet subvencionimi i transportit urban

Nga D. V.
347 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 1 prill, Zhurnal.mk  – Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi bëri të ditur sot se po diskutohet mundësia për të subvencionuar sektorin e transportit urban në kushtet e rritjes së çmimit të karburanteve.

Në një prononcim për mediet pas mbledhjes së qeverisë, Karakaçi informoi se bashkë me ministren e Ekonomisë ka zhvilluar sot një takim me shoqatat e transportit interurban dhe urban.

Ai siguroi se qeveria po e ndjek me shumë kujdes situatën e krizës së çmimit të hidrokarbureve dhe për këtë ka njoftuar edhe disa masa.

“Qeveria ka njoftuar disa plane masash, së pari, me ngritjen e Bordit të Transparencës dhe një nismë tjetër për sa i përket akcizës së naftës, pas një çmimi të caktuar”, tha ai.

Karakaçi solli në vëmendje ndërhyrjen e qeverisë në vitin 2022, ku u morën disa masa për subvencionimin e shoqatave të transportit interurban dhe urban.

“Një element i tillë po diskutohet përsëri, pavarësisht se jemi ende në fillime. Kur e kemi miratuar në vitin 2022 çmimi është rritur shumë më tepër sesa është aktualisht. Por ky hyn tek ato elementë që ne jemi duke i marrë në konsideratë, bashkë edhe me propozime të tjera që na ka bërë Shoqata e Transportit. Do ulemi sërish me ta në ditët në vijim, pasi është nga ata elementë që po e shohim”, tha Karakaçi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër