Rritja e çmimit të naftës/ Radhë të gjata në doganën e Bllatës, qytetarët dynden drejt Maqedonisë së Veriut për karburant

Nga Xh M
412 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Dibër, 11 prill Zhurnal.mk – Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në doganën e Bllatës, që lidh Shqipërinë me Maqedonia e Veriut. Sipas informacioneve të siguruara në terren, vargu i makinave shtrihet nga rrethrrotullimi i Maqellarës deri në Dibra e Madhe, duke kaluar mbi 10 kilometra në të dyja krahët e kufirit.

Fluksi i lartë i lëvizjes vjen pasi banorët e qarkut të Dibrës janë nisur masivisht drejt shtetit fqinj për t’u furnizuar me karburant. Burime bëjnë me dije se çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut është rreth 700 lekë më i ulët për litër krahasuar me Shqipërinë, çka nxitur këtë lëvizje të pazakontë.

Ndërkohë, situata paraqitet problematike edhe në pikat e karburantit në territorin maqedonas. Raportohet për radhë të gjata automjetesh me targa shqiptare, ku drejtuesit e mjeteve presin deri në 3 orë për t’u furnizuar.

Sipas burimeve disa pika karburanti në Maqedonia e Veriut janë drejt boshatisjes për shkak të kërkesës së lartë per karburant

Autoritetet kufitare po punojnë për menaxhimin e fluksit, ndërsa qytetarët përballen me pritje të gjata dhe trafik të rënduar .

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër