Rritje e kredive dhe depozitave

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 shtator Zhurnal.mk – Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e sasisë së depozitave, por në periudhë të njëjtë është rritur edhe sasia e kredive të marra.

“Në gusht, në bazë mujore depozitat totale u rritën me 1.6%, rritje që vjen nga sektori i korporatave. Në bazë vjetore, niveli i depozitave është rritur për 9.0%, ku depozitat si të sektorit familjar ashtu edhe të atij të korporatave shënuan një rritje”, raportoi Banka Popullore.

Banka Popullore raportoi që aktivitetet kreditore për një vit u rritën për 13.6 përqind, rritje e regjistruar te familjet dhe korporatat.

artikuj të ndërlidhura