Rritje e madhe e çmimeve te produktet bujqësore

Nga Xh M
350 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 prill Zhurnal.mk – Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit mars është regjistruar një rritje e ndjeshme e çmimeve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave zyrtare, për një vit çmimet janë rritur për 23.4 për qind, ndërsa rritja më e theksuar vërehet te perimet, me një rritje prej 38.1 për qind.

Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se në mars të vitit 2026, krahasuar me marsin e vitit 2025, çmimet në bujqësi janë rritur për 5.2 për qind tek inputet, ndërsa tek autputet rritja arrin në 23.4 për qind.

Rritje më e madhe është regjistruar te prodhimet bimore, të cilat janë shtrenjtuar për 27.9 për qind, ndërsa te prodhimet blegtorale rritja është shumë më e ulët, vetëm 0.7 për qind.

Në anën e shpenzimeve, rritje më të larta janë evidentuar te shërbimet veterinare, me 14.9 për qind, si dhe te makineritë dhe pajisjet, me 11.3 për qind.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër