Rubio: Bisedimet SHBA-Iran pritet të vazhdojnë javën e ardhshme

Nga D. V.
990 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Uashington, 25 qershor, Zhurnal.mk – Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara të  Amerikës dhe Iranit pritet të vazhdojnë javën e ardhshme, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Rubio tha se, sipas informacionit që disponon, bisedimet teknike do të rifillojnë të hënën ose të martën dhe se negociatat pritet të zhvillohen sërish në Zvicër.

“Besoj se do të kthehen në Zvicër”, u shpreh ai.

Sipas Rubios, negociatat janë ndarë në disa grupe pune, të cilat do të vazhdojnë diskutimet për çështje specifike.

Nga pala amerikane pritet të marrin pjesë ekspertë të energjisë bërthamore dhe të sanksioneve nga disa ministri.

Të dielën, përfaqësues të SHBA-së, Iranit dhe vendeve ndërmjetësuese, Pakistanit dhe Katarit, zhvilluan bisedime në një resort pranë Lucernës.

Pakistani bëri të ditur se negociatat do të vijojnë gjatë javës në grupe më të vogla pune.

Në fund të muajit shkurt, SHBA-ja dhe Izraeli nisën një luftë kundër Iranit, e cila tashmë synohet të mbyllet përfundimisht pas marrëveshjes kornizë të nënshkruar javën e kaluar.

Dokumenti parashikon arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare brenda 60 ditëve, nëse palët arrijnë konsensus.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër