Real Madrid po kalon një periudhë të tensionuar brenda skuadrës, ndërsa raportimet nga mediat spanjolle flasin për konflikte të vazhdueshme mes lojtarëve në stërvitje dhe në dhomat e zhveshjes.
Sipas El Chiringuito TV, mbrojtësi gjerman Antonio Rudiger u përplas sërish me mbrojtësin spanjoll Alvaro Carreras gjatë një seance stërvitore, në incidentin e dytë mes tyre brenda dy javësh.
Raportohet se Rudiger e humbi kontrollin gjatë stërvitjes dhe e qortoi vazhdimisht Carrerasin, duke detyruar disa nga bashkëlojtarët të ndërhyjnë për të qetësuar situatën. Sipas të njëjtit burim, lojtarët e skuadrës i kërkuan mbrojtësit gjerman të kërkonte falje për sjelljen e tij.
Atmosfera në dhomat e zhveshjes së madrilenëve thuhet se ka qenë e tensionuar gjatë gjithë sezonit. Raportimet flasin për mungesë harmonie dhe përplasje mes disa prej emrave kryesorë të ekipit.
Së fundmi, edhe Aurelien Tchouameni dhe Federico Valverde janë përmendur në media si pjesë e një konflikti të ashpër brenda skuadrës.
Në të njëjtën kohë, mediat spanjolle pretendojnë se roli dominant i Kylian Mbappe dhe ndikimi i madh i tij në ekip kanë shkaktuar pakënaqësi te disa lojtarë të Real Madridit.
Deri tani, Real Madrid nuk ka reaguar zyrtarisht lidhur me këto raportime.

