Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Nga Xh M
328 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 9 prill Zhurnal.mk – Mark Rutte, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ka pranuar se disa anëtarë të aleancës u treguan “pak të ngadaltë” në ofrimin e mbështetjes për Shtetet e Bashkuara gjatë sulmeve ndaj Iranit.

Ai shtoi se pjesa më e madhe e aleatëve u habitën pak nga vendimet e papritura të SHBA-së.

Sipas Rutte, presidenti amerikan, Donald Trump kishte zgjedhur të mos informonte aleatët për planet e tij, për të ruajtur “elementin e befasisë” gjatë sulmeve të para.

Një veprim që, sipas tij, ishte i kuptueshëm në luftëra të tilla.

“Çfarë shoh sot nëpër Evropë është mbështetja e jashtëzakonshme që aleatët po i japin SHBA-së… duke siguruar që ushtria amerikane të ketë sukses në parandalimin e Iranit nga armatimi bërthamor”, tha ish-kryeministri holandez.

Ai shtoi se “aleatët po bëjnë gjithçka që kërkojnë Shtetet e Bashkuara” për të garantuar stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Ndryshe, Trump në disa raste kishte kritikuar aleancën se nuk po e ndihmon SHBA-në në përballjen me Iranin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër