Sa ditë pushimi sjell viti 2026

Nga admin
993 e lexuar

Shkup, 3 janar – Gjatë vitit 2026, qytetarët në Maqedoninë e Veriut do të kenë mundësi të shfrytëzojnë gjithsej shtatë fundjava të zgjatura, ndërsa me festat fetare ky numër për kategori të caktuara qytetarësh rritet deri në dhjetë.

Renditja e festave u mundëson qytetarëve planifikim paraprak të pushimeve dhe udhëtimeve të shkurtra.

Ditë jopune për të gjithë qytetarët:

1 janar (e enjte) – Viti i Ri

7 janar (e mërkurë) – Krishtlindjet (ortodokse)

20 mars (e premte) – Fitër Bajrami

13 prill (e hënë) – Pashkët, dita e dytë (fundjavë e zgjatur)

1 maj (e premte) – Dita e Punës (fundjavë e zgjatur)

25 maj (e hënë) – “Shën Kirili dhe Metodi” (24 maji është e diel, fundjavë e zgjatur)

3 gusht (e hënë) – Dita e Republikës (2 gushti është e diel, fundjavë e zgjatur)

8 shtator (e martë) – Dita e Pavarësisë

12 tetor (e hënë) – Dita e Kryengritjes Popullore (11 tetori është e diel, fundjavë e zgjatur)

23 tetor (e premte) – Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase (fundjavë e zgjatur)

8 dhjetor (e martë) – “Shën Klimenti i Ohrit”

Ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks:

6 janar (e martë) – Badnik

19 janar (e hënë) – Uji i Bekuar (Vodici) – fundjavë e zgjatur

10 prill (e premte) – E premtja e Madhe – fundjavë e zgjatur

29 maj (e premte) – Dita e Shpirtrave (Duhovden) – fundjavë e zgjatur

28 gusht (e premte) – Fjetja e Shën Mërisë – fundjavë e zgjatur

Ditë jopune për qytetarët e besimit katolik:

6 prill (e hënë) – Pashkët, dita e dytë

1 nëntor (e diel) – Festa e të Gjithë Shenjtorëve

25 dhjetor (e premte) – Krishtlindjet

Ditë jopune për qytetarët e besimit islam:

27 maj (e mërkurë) – Kurban Bajrami

Ditë jopune për pjesëtarët e bashkësive etnike:

22 nëntor (e diel) – Dita e Alfabetit Shqip

27 janar (e martë) – Shën Sava

8 prill (e mërkurë) – Dita Ndërkombëtare e Romëve

23 maj (e shtunë) – Dita Kombëtare e Vllehëve

21 shtator (e hënë) – Yom Kippur -dita hebraike

28 shtator (e hënë) – Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve

21 dhjetor (e hënë) – Dita e Mësimit në Gjuhën Turke

Ky kalendar u ofron qytetarëve mundësi më të mira për organizimin e pushimeve dhe balancimin mes punës dhe jetës private gjatë vitit 2026.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër