Sa ishte jashtë vendit, ia demoluan banesën dhe i vodhën gjërat personale – arrestohet një grua në Prishtinë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Një shtetase e Maqedonisë së Veriut është arrestuar nën dyshimin se ka demoluar një banesë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë dhe ka vjedhur sende personale.

Rastin e ka raportuar më 30 tetor pronarja e banesës, e cila në atë kohë ndodhej jashtë vendit.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

-Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 23-26.10.2026- NN. Me 30.10.2026 ankuesja femër kosovare, ka raportuar deri sa ka qenë jashtë vendit, banesa e saj ishte demoluar dhe nga aty ishin vjedhur gjëra të saj personale. Dyshohet se kjo është kryer nga një femër shtetase e Maqedonisë e cila është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

artikuj të ndërlidhura