Sakip Fetai luftoi në 3 luftëra, por i papunë

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 shtator Zhurnal.mk – Për përgatitjet e para dhe aktivitetet rreth organizimit dhe shkuarjes në luftën e Kosovës, por edhe në luftërat tjera në hapësirat shqiptare, për “Lajm tv” dhe gazetën “Lajm”, ka rrëfyer ekskluzivisht edhe ish-ushtari i UÇK-së Sakip Fetai.

“Mund të them se edhe me fajin tim pak është puna që s’kam dashur shumë përziehem në partitë politike. Jam tërheq prej çështjeve, aktiviteteve politike prej kohës kur kam qenë në PDSH. Pra prej asaj kohe më nuk jam marrë me aktivitetet politike të partive politike shqiptare. S’kam qenë i stabilizuar me një parti politike dhe s’kam pas dëshirë të aktivizohem shumë me një parti, me një subjekt politik.

Tash nuk mund të them që faji është i subjekteve politike qind për qind, por është edhe faji im. Faji im është se unë s’kam insistuar shumë, kam punuar me punën time, privat me obligimet e mia private. Unë jam përndryshe elektricist i diplomuar edhe punoj punën e elektricistit, kështu që jam në shërbim të qytetarëve.

Siç tha një gazetar më herët…, tha ti, “Njëherë je kon në front për luftë, tash je në front për ndriçim popullit”!. A pe din këtë fjalë? Kështu që unë, s’kam insistuar ndoshta edhe vet shumë për punësim. Mos po bëhet shumë sakrifica.

Me gjithë ata çliro-ndriço.., Po me gjithë ata, unë, e kam vazhdu jetën”, ka thënë nër të tjera ish-luftëtari I 3 luftravë të UÇK-së Sakip Fetai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër