Sali: Bërvenica meriton ndryshimin, mbështetje për kandidatin e VLEN-it, Jakup Huseini

Nga Xh M
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 14 shtator Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi sot një bashkëbisedim me kandidatin e VLEN-it për Komunën e Bërvenicës, Jakup Huseini, ku diskutuan për nevojën që edhe kjo komunë të bëjë hapin e saj drejt ndryshimit.

Sali theksoi se, ashtu siç ndryshimi ka ardhur në 10 komuna përmes punës, përgjegjësisë dhe mbështetjes së qytetarëve, i njëjti ndryshim mund të vijë edhe në Bërvenicë.

Ai nënvizoi se Bërvenica meriton një qeverisje që punon në interes të qytetarëve, zhvillimit të komunës dhe krijimit të një të ardhmeje më të mirë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër