Mbyllet gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për tentim-pengim të drejtësisë

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Hagë, 14 shtator Zhurnal.mk – Gjykatësi i vetëm i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Christopher Gosnell, ka shpallur të mbyllur procesin gjyqësor në rastin për tentim-pengim të drejtësisë ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit.

Siç raporton nga Haga gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, vendimi është marrë sot, pas përfundimit të fjalëve përfundimtare, replikave dhe kundër-replikave nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe ekipet mbrojtëse.

Sipas Mujkut, fjalimi i fundit i Hashim Thaçit i regjistruar në transkriptet e Gjykatës Speciale mbetet ai i 18 shkurtit, kur ai dha fjalët përfundimtare në rastin kryesor ndaj tij, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër