Sali – Fotiu: Qiproja mbetet mbështetëse e integrimit evropian të vendit

Nga B.M
662 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 janar –  Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, priti në takim ambasadorin e Republikës së Qipros, Andreas Fotiou, në të cilin në fokus të bisedimeve ishte procesi i eurointegrimeve, marrëdhëniet diplomatike ndërmjet dy vendeve, si dhe agjenda reformuese që po realizohet me dinamikën e paraparë.

Në takimin që u mbajt në hapësirat e Ministrisë së Çështjeve Evropiane, siç bëri të situr MÇE, ministri Sali e uroi ambasadorin Fotiou edhe personalisht për kryesimin e Presidencës së Bashkimit Evropian nga Republika e Qipros, duke theksuar rëndësinë e këtij roli për avancimin e politikave evropiane dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal. Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Qipros ndaj procesit të integrimit evropian të vendit.

Ambasadori Fotiou vlerësoi përkushtimin institucional ndaj reformave dhe ritheksoi gatishmërinë e Republikës së Qipros për të vazhduar mbështetjen në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër