Sara Hoxha rikthehet në vendin ku zbuloi gjininë e vajzës: Një kujtim që më sjell shumë emocione

Nga D V
628 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sara Hoxha ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nostalgjik, duke u kthyer pas në kohë te një nga periudhat më të rëndësishme të jetës së saj, shtatzënia me vajzën e saj, Poi.

Influencuesja ka treguar se ndodhet sërish në të njëjtin destinacion ku, rreth gjashtë vite më parë, organizoi ceremoninë e zbulimit të gjinisë së bebes.

Kujtimi u rikthye pasi një ndjekëse e pyeti nëse vendi ku po qëndronte ishte pikërisht ai ku kishte zbuluar nëse do të bëhej nënë e një vajze apo djali.

 Foto: Instagram

Sara e konfirmoi se ishte i njëjti vend dhe ndau me ndjekësit emocionet e asaj kohe, duke treguar se gjatë shtatzënisë ishte e bindur se do të sillte në jetë një djalë.

“Para rreth 6 viteve mendoja se do të ishte çun. Isha e sigurt që ishte çun. Asgjë kundër çunave, por akoma falënderoj Zotin që më doli gocë”, shkroi ajo.

 Foto: Instagram

Sot, Sara e kujton atë moment me dashuri dhe mirënjohje, duke shprehur lumturinë për faktin që jeta i solli vajzën e saj Poi.

E njëjta e ndan Poin me reperin Ledri Vula, me të cilin është ndarë prej vitesh.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër