Saranda Imeri i reagon Ilire Dautit: Mandatin e mori falë BDI-së, “punë të mbarë, luaneshë”

Nga R.ZH
2,345 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 qershor, Zhurnal.mk – Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetes Ilire Dauti, të bëra në emisionin “Click Plus”, ku kjo e fundit kritikoi pushtetin për disa çështje politike dhe institucionale.

Gjatë intervistës, Dauti u pyet edhe për epitetin “luaneshë”, që i është atribuar nga qytetarët. Ajo u shpreh se ndihet mirënjohëse për këtë vlerësim, duke theksuar se e sheh si një formë mbështetjeje për angazhimin dhe politikat që përfaqëson.

“U jam shumë mirënjohëse dhe falënderuese”, deklaroi Dauti, duke shtuar se ky epitet pasqyron mbështetjen që qytetarët u japin qëndrimeve të saj politike.

Pas kësaj, përmes një reagimi në Facebook, deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri, e kritikoi Dautin, duke pretenduar se ajo e ka fituar mandatin falë votave të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

“E shoh se sonte Ilirja qenka vërsulur shumë ndaj VLEN-it. Unë vetëm mund t’i them se, përveç faktit që mandatin e mori falë BDI-së, pasi në zgjedhjet e fundit kishte vetëm 777 vota bashkë me kryetarin e saj, e vetmja gjë që ajo dhe ministri i saj i Drejtësisë bënë ishte të merren me kthimin e Gruevskit nga Hungaria dhe të votojnë ligjin e ‘branitellave’. Punë të mbarë, ‘luaneshë’”, ka shkruar Imeri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër