Shkup, 30 qershor, Zhurnal.mk – Drejtori aktual i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski, do të jetë ministri i ri i Shëndetësisë, ka konfirmuar për “Sloboden Peçat” një funksionar i lartë i VMRO-DPMNE-së.
Klekovski do të zëvendësojë në këtë post ministrin aktual, Azir Aliu, i cili është përfshirë në rikonstruimin e Qeverisë, si pasojë e dështimit të tij në udhëheqjen e shëndetësisë. Mangësi të shumta e mungesë rezultatesh për të cilat Zhurnal ka raportuar me kujdes dhe përpikëri të veçantë.
Por, këto akoma janë emra që përfliten nga burime të brendshme partiake, pasi konfirmimi përfundimtar sipas paralajmërimeve do të ndodhë sonte në mbrëmje.
