SASPAC: 118 projekte me rëndësi kombëtare me vlerë investimi 14,8 miliardë euro

Nga D V
469 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 25 gusht, Zhurnal.mk – Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) ka përditësuar Listën Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare (NSPP), e cila përfshin 118 projekte me një vlerë të parashikuar investimesh prej 14,8 miliardë eurosh.

Sipas njoftimit të SASPAC, projektet e përfshira në këtë listë mbështesin prioritetet strategjike të zhvillimit të vendit dhe synojnë të krijojnë një bazë më të qëndrueshme për orientimin dhe planifikimin e investimeve publike.

Konkretisht në këtë listë përfshihen sektori i transportit me 38 projekte, energjia me 27 projekte, sektori social 17, mjedisi 12 dhe digjitalizimi 11 projekte.

Agjencia thekson se programimi strategjik luan një rol të rëndësishëm në procesin e maturimit të projekteve, duke ndihmuar në përgatitjen e tyre dhe në forcimin e kapaciteteve për planifikimin e investimeve me rëndësi kombëtare.

Përditësimi i Listës Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare synon të sigurojë një qasje më të strukturuar në identifikimin, programimin dhe koordinimin e projekteve strategjike, në përputhje me objektivat e zhvillimit të vendit.

Maturimi i projekteve krijon bazë për planifikim më të mirë, investime më të qëndrueshme dhe ndikim më të madh afatgjatë dhe të qëndrueshëm zhvillimi.

SASPAC ka në fokus mbështetjen e procesit të programimit strategjik dhe koordinimit të ndihmës, me në fokus rritjen e cilësisë dhe qëndrueshmërisë së investimeve publike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër