SDSM-ja akuzon për gjendje alarmante në bujqësi

Nga R.ZH
577 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 qershor, Zhurnal.mk – Gjendja në bujqësi është alarmante dhe bujqit po përballen me probleme të shumta. Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, akuzoi për kolaps të sistemit, duke thënë se një situatë e tillë nuk është parë në vend gjatë 30 viteve të fundit. Sipas tij, kostot e prodhimit janë jashtëzakonisht të larta, subvencionet janë ulur dhe vonohen, ndërsa çmimet e grumbullimit janë reduktuar ose në disa raste nuk ka fare grumbullim të produkteve.

“Shuma e përgjithshme e subvencioneve është zvogëluar për 40 milionë euro. Por jo vetëm që janë ulur, ato as nuk paguhen me kohë, por vonohen. Kjo vlen për çdo sektor të bujqësisë – për prodhuesit e duhanit, blegtorët, prodhuesit e qumështit dhe prodhuesit e orizit”, deklaroi Filipçe.

Nga partia në pushtet thonë se përparimi në sektorin e blegtorisë konfirmohet edhe nga të dhënat statistikore të Entit Shtetëror të Statistikave.

“Për herë të parë pas 10 vitesh, në vitin 2025 shënojmë rritje të sasisë së prodhuar të qumështit të lopës për 2,7 për qind krahasuar me vitin 2024. Rritje kemi edhe në prodhimin e qumështit të deles, me 4 për qind më shumë krahasuar me vitin 2024. Në vend të shkatërrimit dhe kaosit që kanë mbretëruar në të kaluarën, sot kemi edhe rritje të subvencioneve në sektorin e blegtorisë. Mbështetja financiare për qumështin e dorëzuar është rritur”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Në reagim thuhet gjithashtu se politikat e Qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE janë të orientuara drejt krijimit të një bujqësie moderne dhe konkurruese.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër