Së shpejti radiatorë të ngrohtë: Sezoni i ngrohjes mund të fillojë edhe më herët por nën një kusht

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 shtator, Zhurnal.mk – Sezoni i ngrohjes 2026/2027 do të fillojë më 15 tetor 2026 dhe do të zgjasë deri më 15 prill 2027, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë, shërbime ujore dhe shërbime për menaxhimin e mbeturinave komunale (RKE).

Sezoni mund të fillojë edhe më herët, nga 1 tetori, nëse temperatura mesatare e jashtme e parashikuar për ditën e ardhshme është 12 gradë Celsius ose më e ulët. Në atë rast, ngrohja mund të vazhdojë më së voni deri më 30 prill.

Sipas rregullave, furnizuesi është i obliguar nga ora 06:00 deri në 22:00 të sigurojë temperaturë prej 20 plus/minus 1 gradë Celsius në hapësirat që ngrohen.

RKE i ftoi bashkësitë e banorëve të kontrollojnë instalimet e brendshme dhe të shlyejnë faturat për energjinë elektrike për nënstacionet e ngrohjes, me qëllim që sezoni të fillojë pa probleme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër