Seanca e radhës për rastin “Banjska”, të akuzuarit sot dalin para gjykatës

Nga D. V.
213 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 15 prill Zhurnal.mk – Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot do të mbahet seanca e radhës gjyqësore lidhur me sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.

Seanca do të fillojë në ora 9:30

Para trupit gjykues do të paraqiten Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, të cilët përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023, në fshatin Banjskë.

Gjatë këtij sulmi, mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, ndërsa disa zyrtarë të tjerë policorë u plagosën.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër