Seanca të dy komisioneve parlamentare

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 tetor, Zhurnal.mk – Në Kuvend sot do të mbajnë seanca dy komisione – Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri dhe Komisioni Juridiko-Ligjvënës.

Në rendin e ditës të Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri është Propozim-vendimi për ndryshimin e Vendimit për miratimin e vazhdimit të afatit të gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Anëtarët e Komisionit Juridiko-Ligjvënës do të shqyrtojnë Propozim-vendimin për ndryshimin e Vendimit për miratimin e vazhdimit të afatit të gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe Kërkesën për interpretim autentik të nenit 17 të Ligjit për Zjarrfikësit, të parashtruar nga deputetja Slavjanka Petrovska.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër