Seancë e Këshillit të PP-së, duhet të zgjedhet shef i ri i PTHP Shkup

Nga admin
398 e lexuar

Shkup, 20 janar – Këshilli i prokurorëve publikë sot duhet ta mbajë seancën e 36-të, ku në rend të ditës, mes tjerash është edhe miratimi i vendimit për zgjedhje të prokurorit themelor publik të Prokurorisë themelore publik Shkup.

Në garë për shef të ri të PTHP të Shkupit janë pesë kandidatë, mes të cilëve edhe njeriu i derianishëm i parë i kësaj prokurorie, Gavrill Bubevski, ish anëtar i PSP, e cila është shpërndarë për shkak të korrupsionit, ndërsa në PP ka lëndë edhe për bonuset e ndara në SPS në shuma milionëshe, për të cilin shkak në përplasje me ish prokurorin publik, Lupço Kocevski janë prokurorët e lartë Mustafa Hajrullahi dhe Jovan Cvetanovski.

Përveç Bubevskit, kandidatë për shef të PTHP Shkup janë edhe Tanja Trajçevska, Anel Fidoski, Dejan Petreski dhe Spasanka Andonova. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër