Seferi: Nga deponi mbeturinsh në oazë gjelbërimi, Buteli inauguron Mega Parkun e ri!

Nga I.A
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 tetor, Zhurnal.mk – Në Butel është hapur zyrtarisht Mega Parku, një hapësirë e re publike dhe e gjelbër, e cila do të shërbejë për pushim, rekreacion dhe shoqërim të qytetarëve.

Për hapjen e parkut ka njoftuar drejtori i NP „Parqe dhe Gjelbërime“, Muamer Seferi, i cili bëri të ditur se ndërmarrja ka kontribuar në rregullimin e hapësirave të gjelbra në kuadër të projektit të Qytetit të Shkupit.

Sipas Seferit, hapësira ku sot është ndërtuar parku më parë ishte e degraduar dhe përdorej për hedhjen e mbeturinave.

Me realizimin e këtij projekti, Buteli fiton një hapësirë të re publike, e cila synon të përmirësojë ambientin dhe të krijojë kushte më të mira për qytetarët e të gjitha gjeneratave.

artikuj të ndërlidhura