Sekuestrohen 4 mijë metra rrjeta dhe 116,9 kilogramë peshk në Strugë

Nga D V
464 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 shtator, Zhurnal.mk – Policët nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare „Liqeni i Ohrit“ kanë gjetur 20 rrjeta peshkimi me gjatësi totale prej rreth 4 mijë metrash, si dhe 872 copë peshk të llojit belushkë e Ohrit, me peshë të përgjithshme prej 116,9 kilogramësh. Rrjetat dhe peshku i kapur janë gjetur në zonën mes fshatrave struganë Kalishtë dhe Radozhdë, gjatë një kontrolli aksionar për parandalimin e veprës penale “peshkim i paligjshëm”.

Me udhëzim të prokurorit publik, policët kanë sekuestruar rrjetat dhe peshkun e kapur, ndërsa për rastin është njoftuar inspektorati kompetent për peshkatari. Nga Stacioni Policor kanë njoftuar se edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë kontrollet e intensifikuara për parandalimin e peshkimit të paligjshëm dhe mbrojtjen e fondit të peshkut në Liqenin e Ohrit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër