Sela: Ish-krerët e UÇK-së mbrojtën jetën dhe i dhanë vlerën më sublime që quhet liri

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Lidhjes Shqiptare Ziadin Sela, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale e cila dënoi me burg ish-krerët e UÇK-së.

Sela në një postim në Facebook shkruan se ish-krerët e UÇK-së mbrojtën jetën dhe i dhuruan asaj vlerën më sublime që quhet liri.

“Ata mbrojtën jetën, i dhuruan asaj vlerën më sublime që quhet liri. Ndërtuan shtetin për të mbrojtur lirinë e të drejtës për jetë. Sakrifica e tyre është për jetën, lirinë dhe shtetin e lirë të Kosovës. Sot kur drejtësia dështoj si në shumë raste nga e kaluara jonë e hidhur si popull, me pafuqinë e një populli të vogël në numër e me madhështinë e pashoq në guxim, dinjitet, njerëzi e mbijetesë, mllefin (me të drejtë), ta shndërrojmë në gjykim!”.

“Sakrifica e tyre ishte jeta, liria, Kosova shtet sovran e i pavarur. E njejtë është edhe sot, respektojeni atë, qetë me durim sepse fjala e fundit akoma s’është thënë!”, ka shkruar Sela.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër