Sela kritikon ashpër ligjin “Safe City”: Synon zhvatjen e shqiptarëve

Nga admin
261 e lexuar

Shkup, 23 janar – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka reaguar ashpër ndaj miratimit të ligjit “Safe City”, duke e cilësuar si një projekt që, përtej qëllimit të promovuar të sigurisë qytetare, synon të godasë ekonomikisht shqiptarët.

Sela vuri në dukje se kamerat e projektit janë të përqendruara në komunat me shumicë shqiptare si Çair, Saraj dhe Butel në Shkup, si dhe në qytete si Tetova dhe Kumanova. Ai theksoi mungesën e infrastrukturës rrugore, parkimeve dhe sinjalistikës, duke shtuar se ndëshkimet për qytetarët janë të larta ndërkohë që nuk ka shërbime bazë.

“Kjo është eksploatim i qytetarëve shqiptarë. Maqedonia e Veriut këtë vit duhet të kthejë rreth 2 miliard euro kredi, por investimet duket se janë të pabarabarta dhe projekti ‘Safe City’ shkon aty ku ka më pak investime,” deklaroi Sela.

Ai u shpreh i vetëdijshëm për akuzat se çdo gjë i jepet konotacion etnik, por theksoi se qëllimi i tij është vetëm të tregojë të vërtetën dhe se Aleanca për Shqiptarët nuk do të heshtë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër