Sela pas takimit me Kurtin: Partitë shiptare në Maqedoni të shërohen nga “sëmundja e pushtetit”

Nga D V
736 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka mohuar se takimi me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, ka pasur për qëllim ndonjë përpjekje për përfshirjen e tij në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut përmes VLEN-it dhe OBRM-PDUKM-së.

Në një prononcim për “TV21”, Sela tha se takimi është zhvilluar me ftesë të Kurtit dhe se ai nuk është i interesuar për të qenë pjesë e Qeverisë.

“Për momentin nuk ia vlen të bëhemi pjesë e Qeverisë”, deklaroi Sela, duke shtuar se partitë politike në Maqedoni duhet të “shërohen nga sëmundja e pushtetit” dhe të punojnë për qytetarët.

Sela tha gjithashtu se gjatë takimit ka folur për Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, për të cilin shprehu kritika duke thënë se nuk garanton kuota etnike për shqiptarët.

Ai tha se Kurtit ia ka dorëzuar edhe ligjin aktual, edhe propozimin e Lidhjes Shqiptare për krahasim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër