Sela thirrje për unitet politik shqiptar: Nuk është kohë interesash, por kauzash

Nga D. V.
242 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 maj, Zhurnal.mk – Kryetari i njërit prej krahëve të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka bërë thirrje për unitet të partive politike shqiptare në vend, duke kërkuar organizimin e një tryeze të përbashkët për çështjet madhore që, sipas tij, prekin të arriturat e shqiptarëve.

Në deklaratën e tij, Sela u është drejtuar të gjitha subjekteve politike shqiptare, përfshirë Bashkimi Demokratik për Integrim, koalicionin VLEN, Partia Demokratike Shqiptare si dhe liderit politik Arben Taravari, duke theksuar se nuk duhet të lejohet, siç u shpreh ai, “zhvlerësimi i çdo arritjeje të shqiptarëve”.

“Kjo nuk është kohë interesash, por kohë kauzash. Nuk është temë qeveria dhe as interesat personale, por interesat e gjeneratave dhe të rinjve që sot protestojnë”, deklaroi Sela.

Ai paralajmëroi se mungesa e reagimit të përbashkët të faktorit politik shqiptar mund të çojë në zbehjen e të drejtave dhe arritjeve të deritanishme, duke theksuar se problemet aktuale nuk duhet të shihen si çështje të vogla apo të izoluara.

Sela gjithashtu potencoi nevojën për një reagim të unifikuar të partive parlamentare shqiptare, duke vlerësuar se vetëm përmes bashkëpunimit mund të mbrohen interesat kombëtare dhe politike të shqiptarëve në vend.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër