Selatin Beluli emërohet sekretar shtetëror në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Nga D. V.
1,119 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 08 maj, Zhurnal.mk – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, ka realizuar sot takim me sekretarin e sapoemëruar shtetëror, Selatin Beluli, me ç’rast i ka uruar sukses në detyrën e re brenda institucionit.

Sipas Ministrisë, emërimi i Belulit vjen në një periudhë të rëndësishme për implementimin e politikave mjedisore dhe forcimin e kapaciteteve administrative të institucionit.

Selatin Beluli ka një përvojë shumëvjeçare në administratën shtetërore. Gjatë karrierës së tij ai ka mbajtur funksione të rëndësishme, përfshirë detyrën e drejtorit të Agjencisë për Punësim, si dhe atë të sekretarit shtetëror në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Ai është i diplomuar në Fakultetin Filozofik pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Ministri Hoxha theksoi se përvoja dhe profesionalizmi i Belulit do të jenë një vlerë e shtuar për funksionimin efikas të Ministrisë dhe për realizimin me sukses të prioriteteve strategjike në fushën e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër