Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother

Nga D. V.
371 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Selin Bollati është shpallur finalistja e parë e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania.

Ndonëse kanë mbetur edhe pak ditë deri në finale, ajo është gjendur duke biseduar me veten.

E thekson se e ka ëndërr të shpallet fituese, por që mbetet për t’u parë deri më 18 prill.

 Foto: Instagram

“A do ishte ëndërr që unë të dilja fituese, patjetër që po”, theksoi ajo.

“Kam qenë e vërtetë, jo perfekte por”, tha në një moment tjetër banorja.

Selin është komentuar tejet shumë në këtë edicion, madje është shpallur në disa raste edhe e preferuar e publikut.

Në garë për 100 mijë euro janë edhe: Rogert Sterkaj, Miri dhe Mateo Borri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër