Sëmundjet e veshkave në rritje, mjekët: Një në 10 persona preket nga problemet

Nga Xh M
608 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një në 10 persona është i prekur nga sëmundje të veshkave. Në Ditën Ndërkombëtare të Veshkës, Profesori i Nefrologjisë, Dr. Myftari Barbullushi, thekson se ky organ ruan ekuilibrin e organeve të tjera dhe se çdo problem kardiak apo dhe diabeti është i lidhur me veshkën.

Mjeku nefrolog thotë se vetëm një analizë urine mund të identifikojë disa sëmundje: “Sado pak albuminë të shohësh në urine, të ka treguar shumë”.

Prof. Barbullushi ka një thirrje për kolegët kardiologë kur diagnostikojnë probleme të zemrës: “Veçojnë si shkaktare alkoolin, duhanin… por harrojnë të kontrollojnë veshkën”.

Për të kuptuar rëndësinë e veshkës, profesori i referohet një studimi me persona të grupmoshës 60-70 vjeç, me projeksione për vdekshmërinë.

Veshka cilësohet si vrasësi i heshtur, pasi nuk nis me dhimbje deri kur ka shkaktuar dëme deri edhe të parikuperueshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër