Sulm me dron në një rafineri nafte në Irak, ambasada e SHBA në Bagdat bën thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga vendi

Nga Xh M
963 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një rafineri në Erbil, në veri të Irakut, është përfshirë nga flakët pas një sulmi me drone, raporton CNN. Sulmi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në objektin industrial, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për identifikimin e përgjegjësve.

Paralajmërim nga Ambasada e SHBA-së.

Në lidhje me situatën e sigurisë në Irak, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bagdad ka bërë thirrje që qytetarët amerikanë të largohen menjëherë nga vendi. Ky paralajmërim vjen pas një sulmi raketor mbi ndërtesën e ambasadës gjatë natës.

“Qytetarët amerikanë që kanë zgjedhur të qëndrojnë në Irak inkurajohen fuqimisht të rishikojnë vendimin e tyre, për shkak të kërcënimit të konsiderueshëm nga grupet terroriste dhe milicët e lidhur me Iranin,” thuhet në njoftimin e ambasadës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër