Senatorë francezë vizitojnë Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 shtator, Zhurnal.mk – Një delegacion i Senatit të Republikës së Francës sot do të qëndrojë për vizitë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë vizitës, anëtarët e delegacionit francez do të zhvillojnë takim me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi.

Delegacioni pritet të takohet edhe me Diana Toska, kryetare e Grupit parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Francës.

Vizita synon forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar mes Maqedonisë së Veriut dhe Francës, si dhe shkëmbimin e qëndrimeve dhe përvojave ndërmjet dy institucioneve ligjvënëse.

Gjatë takimeve pritet të diskutohen çështje me interes të përbashkët, përfshirë marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin parlamentar mes dy vendeve.

artikuj të ndërlidhura