Serafimovski: Blerja e rrushit po vazhdon normalisht, inspektorët në terren çdo ditë

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 shtator Zhurnal.mk – Blerja e rrushit po vazhdon pa pengesa, pikat e shitjes po punojnë, ndërsa vreshtarët po e dorëzojnë rendimentin e tyre, porositi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Borçe Serafimovski gjatë vizitës së sotme në disa pika të shitjes në Kavadar, ku drejtpërdrejt u njoftua me rrjedhën e pranimit dhe përpunimit të rrushit.

Ai informoi se sipas të dhënave më të fundit, 14 bodrume të verës në 19 pika shitjeje kanë blerë dhe përpunuar deri më tani mbi 35 milionë kilogramë rrush. Rreth 15 milionë kilogramë me varietete të kuqe, mes të cilave në mënyrë dominuese përfaqësohet “Vranec”-i ndërsa varietetet e bardha përbëjnë mbi 20 milionë kilogramë. Përveç kësaj, kantinat kanë vjelë dhe përpunuar mbi shtatë milionë kilogramë rrush nga vreshtat e tyre, duke përfshirë 3,1 milionë kilogramë rrush të kuq dhe 3,9 milionë kilogramë rrush të bardhë. Një sasi shtesë prej 1,5 milionë kilogramësh është blerë dhe përpunuar nga kantina familjare. Sasia e përgjithshme e vjelë dhe e përpunuar nga bodrumet vendore të verës e kalon shifrën prej 43,5 milionë kilogramësh.

Ai theksoi se Inspektorati shtetëror për bujqësi në mënyrë të përforcuar e ndjekë tërë procesin, duke kryer kontrolle të përditshme në 19 pikat e shitjes në të gjithë vendin për të verifikuar peshimin, klasifikimin, dokumentacionin, mbajtjen e regjistrave dhe respektimin e kushteve të blerjes.

Duke i komentuar reagimet politike për rrjedhën e blerjes, ministri Serafimovski vlerësoi se E Majta përmes kumtimeve selektive dhe dramatike po tenton të krojojë panik, pa ofruar zgjidhje të zbatueshme për blerjen, financimin apo pagesë të sigurt. Sipas tij, partia e quan vreshtarin statist, ndërkaq njëkohësisht e shndërron në pjesë të shfaqjes së vet politike.

Duke folur për qëndrimet e paraqitura LSDM opozitare, Serafimovski theksoi se gjatë mandatit të vet shtatëvjeçar, kjo parti dështoi të krijonte sistem të qëndrueshëm të prodhimit të kontraktuar, plasman të sigurt dhe marrëdhënie të barabartë mes vreshtarëve dhe blerësve. Ai vlerësoi se administrata e mëparshme la pas një trashëgimi problemesh të grumbulluara dhe Ligj për verën që nuk arriti t’i zgjidhte dobësitë kryesore të sektorit.

Ai theksoi se Ministria e Bujqësisë dhe institucionet kompetente mbeten plotësisht të anbgazhuara deri në fund të vjeljes, me pritje që blerja në ditët në vijim të vazhdojë me dinamikë akoma më të madhe.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër