SHBA-ja u heq miliona dollarë ndihmë ushtarake Evropës e Lindjes së Mesme, preket edhe Ballkani Perëndimor

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Uashington, 15 shtator Zhurnal.mk – Administrata Trump po heq dhjetëra miliona dollarë nga ndihma ushtarake e SHBA-së për vendet në Evropë dhe Lindjen e Mesme, për t’i përdorur ato për t’i mbështetur qeveritë me orientim konservator në Amerikën Qendrore dhe Jugore.

Departamenti i Shtetit të martën njoftoi Kongresin se do të rialokojë 52 milionë dollarë nga fondet për financimin e ushtrive të huaja, te destinuara fillimisht për Sllovakinë, Maqedoninë e Veriut, Tunizinë dhe Irakun, dhe do t’ua transferojë ato Panamasë, Perusë, Ekuadorit dhe Kolumbisë, raportoi AP.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, javën e kaluar vizitoi Kolumbinë, Ekuadorin dhe Perunë dhe u premtoi mbështetje shtesë. Është një prej lëvizjeve të fundit të administratës në reduktimin e fondeve ose zhvendosjes së trupave në Evropë pas ankesave të presidentit Donald Trump për aleatët e NATO-s se nuk po shpenzojnë mjaftueshëm në mbrojtje dhe çështje të tjera. Maqedonia e Veriut dhe Sllovakia janë anëtare të NATO-s.

Rialokimi i fondeve nuk e eliminon financimin e ushtrive të huaja për Tunizinë, Irakun, Maqedoninë e Veriut apo Sllovakinë, edhe pse sasia e saktë e mbetur për këto shtete nuk është e qartë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër