Bruksel, 04 Mars 2026, Zhurnal.mk – Qeveria e Serbisé u takua sot me diplomatë të shteteve anëtare të BE-së dhe përfaqësues të institucioneve të BE-së në Bruksel, duke kërkuar formimin “urgjent” të asaj që quhet “Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe (AKS)”, e i cili është thelbi i marrëveshjes së pa nënshkruar të vitit 2023 të arritur midis Kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, dhe të cilën Beogradi e sheh si mënyrën e zgjidhjes së të gjitha mosmarrëveshjeve midis dy palëve, raporton dtt-net.com.
Petar Petkoviç i zyrës qeveritare të Serbisë për Kosovën sot në një takim në Bruksel me zyrtarët e BE-së dhe té shteteve anëtare të saj, tha se Serbia dëshiron të ruajë strukturat serbe në Kosovë, veçanërisht ato të shëndetësisé dhe arsimit, sipas një njoftimi për shtyp nga zyra e tij.
Petkoviq tha se mosmarrëveshjet e reja me qeverinë e Kosovës në lidhje me ligjin për të huajt, ligjin për automjetet dhe planet e qeverisë së Kurtit për integrimin në sistemin e Kosovës të strukturave paralele Serbe të arsimit dhe shëndetësisë të drejtuara nga Serbia, duhet të jenë pjesë e negociatave té ndërmjetësuara nga BE-ja në Bruksel.
Sipas Petkoviqit, të gjitha mosmarrëveshjet, përfshirë edhe këto të rejat, mund të zgjidhen përmes formimit të AMS-sé.
“Siç e tha vetë Bashkimi Evropian, çështja e institucioneve tona në Kosovë dhe Metohi duhet të zgjidhet përmes dialogut, dhe ne po flasim për mbijetesën e institucioneve tona serbe të shëndetit dhe arsimit, të cilat duhet të zgjidhen përmes dialogut, dhe brenda kornizës së formimit të Asociacionit të Komunave Serbe (AKS). Prandaj, formimi urgjent i AKS-së, paraqitja urgjente e propozimit të statutit, i cili është i nevojshëm për të zgjidhur plotësisht problemin e gjeneruar nga Kurti”, citohet të ketë thënë Petkoviq për mediat e Beogradit në një njoftim për shtyp nga zyra e tij.
BE vazhdon të ushtrojë presion mbi Kurtin për të formuar AKS-në, ndërsa ai vazhdon të këmbëngulë në tre kushte që marrëveshja që e arriti me Vuçiqin në shkurt 2023 të mund të zbatohet.
Ai thotë se Serbia duhet të tërheqë letrën e shtatorit 2023, në të cilën Beogradi refuzon pjesën e marrëveshjes së panénshkruar që i referohet njohjes së integritetit territorial të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare; dorëzimin e Milan Radoiçic – udhëheqësit të personave të armatosur të mbështetur nga Serbia që sulmuan policinë kosovare në shtator 2023 – dhe që marrëveshja të nënshkruhet nga të dyja palët.
Vuçiç refuzon që të nënshkruajë marrëveshjen e ndérmjetésuar nga BE dhe cila u mbështet fuqishëm nga qeveria e Joe Biden-it dhe e cila po injorohet krejtësisht nga qeveria e Donald Trump-it.
BE thotë se nuk ka nevojë për nënshkrim dhe vazhdon qê të ushtrojë presion mbi Kurtin për të formuar AKS-në, për të cilin blloku evropian ka propozuar një statut në tetor 2023 i cili parashikon kompetenca shtesë për dhjetë komuna me shumicë serbe në Kosovë në ekonomi, financa, urbanizëm, polici, arsim, shëndetësi dhe kulturë.
Pas rizgjedhjes së Kurtit muajin e kaluar, pas zgjedhjeve të dhjetorit, shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, ka bërë thirrje për rifillimin e negociatave midis Kurtit dhe Vuçiçit në Bruksel, të cilat do të përqendroheshin në formimin e AKS-sê kontraverse.
Shumë në Kosovë kanë frikë se nëse formohet AKS-ja, vendi do të transformohet në një sistem të dytë të paralizuar, si ai i Bosnjë e Hercegovinës, në baza etnike dhe në vija administrative etnike.
68,84 përqind e shqiptarëve të Kosovës thonë se janë të shqetësuar se AKS-ja do të çojë në “rritje të autonomisë për zonat me shumicë serbe dhe potencialisht do të destabilizojë Kosovën”, sipas anketës së paraqitur nga OJQ-ja lokale CASA në vitin 2025.
Një tjetër anketë e vitit 2024 tha se 81% e qytetarëve të Kosovës janë kundër formimit të ASK-së.
