Beograd, 06 Maj, Zhurnal.mk – 18 banka në Serbi i janë bashkuar zyrtarisht dje skemave të Zonës së Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), për t’i bërë transaksionet me euro midis këtyre bankave dhe vendeve anëtare të SEPA-s më të besueshme, më të shpejta dhe më të lira, raporton dtt-net.com.
Sipas Komisionit Evropian (KE), deri në 400 milionë euro do të kursehen për individët dhe bizneset përmes anëtarësimit në skemën SEPA.
“Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, kjo do të thjeshtojë gjithashtu transaksionet ndërkombëtare dhe do të lehtësojë më shumë tregtinë ndërkufitare”, tha KE në një njoftim për shtyp.
Vendimi u mor nga Këshilli Evropian i Pagesave pasi Serbia hyri në fushëveprimin gjeografik të SEPA-s në maj 2025.
Serbia është partneri i pestë nga vendet kandidate për anëtarësim në BE-së që i bashkohet skemave SEPA, pas Shqipërisë, Moldavisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.
“Ky zhvillim nxjerr në pah se si integrimi gradual mund të sjellë përfitime konkrete për partnerët tanë dhe qytetarët e tyre shumë kohë përpara anëtarësimit në BE”, tha KE.
Me anëtarësimin e Serbisë, tash 50 vende evropiane janë anëtare të SEPA-s. / Zhurnal.mk
