“Serbia nuk synon BE-në”- Avni Islami: Vulin konfirmoi orientimin anti-BE të Beogradit

Nga D. V.
307 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 25 maj, Zhurnal.mk – Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka reaguar pas deklaratës së ish-shefit të BIA-s dhe ish-ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili ka deklaruar se Serbia nuk do të bëhet kurrë anëtare e Bashkimit Evropian.

Sipas Islamit, Vulin ka përmendur mosnjohjen e Republikës së Kosovës si një nga arsyet kryesore të këtij qëndrimi, duke e cilësuar atë si reflektim të orientimit real politik të Serbisë.

“Në një intervistë, Aleksandar Vulin ka theksuar se Serbia nuk do të bëhet kurrë anëtare e Bashkimit Evropian, duke përmendur mosnjohjen e Republikës së Kosovës si një nga arsyet kryesore për mbajtjen e një qëndrimi të tillë”, ka shkruar Islami.

Ai e përshkruan Vulinin si një nga politikanët më ekstremë të Serbisë, sidomos në raport me Kosovën dhe vendet e rajonit, duke përfshirë Kroacinë, Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Malin e Zi.

Sipas Islamit, deklaratat e Vulinit pasqyrojnë një qëndrim më të gjerë brenda politikës serbe kundër integrimeve euro-atlantike dhe në favor të afërsisë me Rusinë.

“Vulin vetëm sa ka përmbledhur një qëndrim që është i pranishëm në një pjesë të konsiderueshme të shoqërisë serbe dhe të establishmentit politik e shtetëror të Serbisë: se vendi nuk është i interesuar për një integrim të plotë në strukturat euro-atlantike”, ka theksuar ai.

Në reagimin e tij, Islami shton se deklarimet zyrtare të Serbisë për rrugën evropiane po përdoren më shumë si “mbulesë politike”, ndërsa orientimi real, sipas tij mbetet afërsia strategjike me Rusinë, Kinën dhe shtete të tjera me qëndrime kritike ndaj Perëndimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër