Sërish zarf i zi në Big Brother VIP Albania 5

Nga admin
638 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Vëllai i Madh ka dërguar sot (e hënë) një zarf të zi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, pas mosbindjes së grupit të Gretës për të marrë pjesë në provat e sfidës së kërcimit.

Kur ra gongu që banorët të shkonin të nisnin provat, Baby G u shpreh se fillimisht do të përgatiste ushqimin dhe më pas do t’i bashkohej provave.

Për shkak të moszbatimit të urdhrit, Vëllai i Madh vendosi anulimin e televotimit aktual, duke theksuar se pasojat për grupin që nuk u bind do të bëhen të ditura të martën.

Foto: Instagram

Grupi i Selin është shpallur automatikisht fitues i sfidës së kërcimit.

Në mesazhin e zarfit të zi, Vëllai i Madh rikujtoi se autoriteti i tij është i panegociueshëm dhe se çdo mosbindje ndaj urdhrave të tij do të shoqërohet me pasoja për banorët.

Zarfi i zi thotë:

“Banorë, Vëllai i Madh ka ndjekur me vëmendje sjelljen tuaj gjatë ditës së sotme.

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për të realizuar sfidën e kërcimit, grupi i Gretës ka zgjedhur të mos i bindet Vëllait të Madh.

Siç u njoftuat, kjo sfidë është shumë e rëndësishme për spektaklin e radhës, ndaj për shkak të moszbatimit të këtij urdhri, Vëllai i Madh ju njofton se televotimi aktual anulohet.

Vendimi për pasojat që do të ketë grupi që nuk është bindur do t’iu komunikohet gjatë mbrëmjes së nesërme.

Ndërkohë, Vëllai i Madh njofton se grupi i Selin shpallet automatikisht fitues i kësaj sfide dhe do të jetë ai që do të performojë live.

Vëllai i Madh ju rikujton se autoriteti i tij nuk anashkalohet dhe se mosbindja ndaj urdhrave të tij sjell pasoja për ju”. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër