Sesioni i KNBE – MK: “Standardet evropiane për mekanizma disiplinorë dhe zgjedhorë në gjyqësor si element kyç i sundimit të drejtësisë”

Nga B.M
447 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 shkurt – Konventa nacionale për Bashkimi Evropian në Maqedoninë e Veriut do të jetë nikoqire e Sesionit të 18-të Grupit punues 3 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore (Kapitulli 23) me temë “Standardet evropiane për mekanizma disiplinorë dhe zgjedhorë në gjyqësor si element kyç i sundimit të drejtësisë”, në organizim të Lëvizjes Evropiane.

Diskutimi, siç informoi organizatori, do të orientohet drejt proceseve vijuese reformuese në gjyqësor, ndërsa fokus i veçantë do të vendoset në zgjidhjet ligjore nga perspektiva e mekanizmave disiplinorë dhe zgjedhor, si dhe kapaciteti i tyre institucional që të vendosin balanc të qëndrueshëm dhe funksional mes pavarësisë dhe llogaridhënies së organit juridik. Gjithashtu, do të shqyrtohet edhe shkalla e harmonizimit të tyre me standarde dhe rekomandime relevante evropiane.

Fjalim hyrës në temë, siç është paralajmëruar do të kenë ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, shefi i misionit të OSBE-së, ambadsadori Kilian Val dhe drejtoresha e Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë, Irina Trajkoska-Strezoski, ndërsa në sesion do të marrin pjesë edhe profesionistë nga gjyqësori, përfaqësues institucionalë, ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Projekti Konventa kombëtare për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut është një platformë për përfshirjen e sektorit civil në debate mbi tema që lidhen me procesin e integrimit evropian, me qëllim përgatitjen e të gjitha kapaciteteve të vendit për procesin e ardhshëm të negociatave me BE-në. Projekti zbatohet nga Lëvizja Evropiane në Maqedoninë e Veriut dhe financohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër