Sezoni i farërave, gruri dhe tërshëra në prag të mbjelljes

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 27 shtator Zhurnal.mk – Fundi i shtatorit shënon nisjen e përgatitjeve për sezonin e mbjelljes së farërave, Ilmi Syla thotë se gruri dhe tërshëra mbeten ndër kulturat kryesore.

“Tani është sezoni i furnizimeve me farë gruri, me tërshërë, me thekër, me gjëra të plota. Misri është në korrje”, u shpreh Syla.

Mbjellja e grurit nis zakonisht nga 15 tetori dhe vijon deri më 15 nëntor. Megjithatë, reshjet e dy ditëve të fundit kanë qenë të papërfillshme dhe nuk kanë sjellë përmirësim të ndjeshëm të lagështisë së tokës, duke krijuar pasiguri për nisjen në kohë të mbjelljeve.

“15 tetori deri më 15 nëntor. Po, domethënë, një muaj. Një muaj e gjysmë, bën vaki, se si të mbajë koha. Mirëpo, me këtë lagështi nuk fillohen as punimet”, tha ai.

Në krahasim me vitet e mëparshme, Syla tregon se kërkesa për farëra është ulur ndjeshëm. Në të kaluarën arrinte të shiste deri në 20 tonë farë, ndërsa sot sasitë janë më të vogla, kryesisht për shkak të reduktimit të sipërfaqeve të mbjella.

“Janë shitur rreth 20 tonë, 30 tonë. Për grurin, si vjet, shitet një ton, dy tonë. Nuk ka interes”, theksoi fermeri.

Nëse thatësira vijon, fermerët mund të detyrohen të shtyjnë afatet e zakonshme të mbjelljes, në pritje të reshjeve që do të mundësonin përgatitjen e duhur të tokës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër