Shasivari: Holanda është partner i fuqishëm në ndërtimin e një sistemi gjyqësor efikas dhe të pavarur

Nga D. V.
488 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 korrik, Zhurnal.mk – Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, sot zhvilloi takim me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Maqedoni, Üzlem Çanel, ku u konfirmua angazhimi i përbashkët për thellimin e bashkëpunimit në zbatimin e reformave në gjyqësor dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Në takim u theksua se Holanda mbetet partner i rëndësishëm në procesin e ndërtimit të një sistemi gjyqësor efikas, të pavarur dhe transparent, përmes mbështetjes së projekteve të shumta të orientuara drejt përmirësimit të funksionimit të institucioneve gjyqësore.

“Drejtësia duhet të jetë e dukshme, efikase dhe njësoj e qasshme për të gjithë. Reformimi i gjyqësorit nuk është vetëm detyrim evropian, por edhe përgjegjësi jonë ndaj qytetarëve. Mbështetja nga Mbretëria e Holandës është nxitje e rëndësishme në këtë proces”, deklaroi ministri Shasivari.

Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin e deritanishëm në fushën e sundimit të ligjit, forcimin e llogaridhënies dhe transparencës së institucioneve gjyqësore, mbështetjen e Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë, si dhe për reformat në sistemin penitenciar dhe atë të provës.

Të dyja palët vlerësuan se bashkëpunimi në fushën e ndihmës juridike ndërkombëtare zhvillohet në nivel të lartë profesional.

Nga Ministria e Drejtësisë theksuan se mbeten të përkushtuar ndaj zbatimit të reformave thelbësore, forcimit të pavarësisë dhe integritetit të sistemit gjyqësor dhe thellimit të mëtejshëm të partneritetit me vendet që mbështesin procesin evropian të reformave në Maqedoni.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër