Shasivari: Partneritet më të fortë me Austrinë për drejtësi moderne dhe efikase

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 gusht, Zhurnal.mk – Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Austrisë, N. E. Martin Pamer, ku u shqyrtuan mundësitë për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe partneritetit ndërmjet dy vendeve në fushën e drejtësisë.

Bashkëpunimi me Austrinë nuk duhet të shihet vetëm si ndihmë juridike bilaterale, por si partneritet për modernizimin e sistemit gjyqësor, forcimin e institucioneve dhe përshpejtimin e integrimit evropian.

Në periudhën e ardhshme pritet të fillojnë aktivitete konkrete në disa fusha të dakorduara me interes të përbashkët, në përputhje me Memorandumin e bashkëpunimit që tre vite më parë e nënshkruan ministritë e drejtësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Austrisë. Aktivitetet do të përfshijnë forcimin e sundimit të ligjit, reforma në të drejtën civile dhe penale, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe digjitalizimin e gjyqësorit.

Ministri Shasivari theksoi se përvoja dhe ekspertiza austriake mund të jenë veçanërisht të dobishme në reformën e gjyqësorit, përmirësimin e efikasitetit të drejtësisë dhe ndihmën juridike ndërkombëtare, duke kontribuar në krijimin e një sistemi gjyqësor më efikas, transparent dhe bashkëkohor.

artikuj të ndërlidhura