Shasivari për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së: Katërshja në aspektin juridik konsiderohet e pafajshme

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 shtator, Zhurnal.mk – Ministri i Drejtësisë në RMV, Jeton Shasivari thotë se vendimi i Gjykatës së Hagës për ish-krerët e UÇK-së nuk është zbatues dhe se juridikisht katërshja është e pafajshme.

“Katërshja në aspektin juridik konsiderohet e pafajshme”, tha Shasivari.

Ai tha se respektimi i vendimit nuk do të thotë pajtim me vendimin.

“Respektimi i vendimit nuk do të thotë pajtim për vendimin, me qenë se të thuash të respektohet vendimi, që është qëndrim edhe i bashkësisë ndërkombëtare, nuk do të thotë pajtim ose pranim i vendimit, me qenë se e drejta e ankesës është një nga mjetet kryesore juridike për kontestimin e këtij vendimi”, tha Shasivari.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër