Tehran, 4 prill Zhurnal.mk – Autoritetet federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arrestuar dy anëtarë të familjes së gjeneralit të ndjerë iranian Qasem Soleimani, mbesën dhe stërmbesën e tij. Arrestimi u bë pasi Sekretari i Shtetit Marco Rubio vendosi t’u heqë të dyjave statusin e qëndrimit të përhershëm në SHBA.
Dy gratë, të identifikuara si Hamideh Soleimani Afshar dhe vajza e saj, ndodhen tashmë në paraburgim nga autoritetet e emigracionit (ICE), ndërsa u janë revokuar edhe “green card”-at.
Sipas zyrtarëve amerikanë, Afshar ka shprehur mbështetje për sulmet ndaj personelit amerikan, ka lavdëruar udhëheqjen iraniane dhe ka përdorur retorikë armiqësore ndaj SHBA-së. Gjithashtu, ajo akuzohet se ka mbështetur hapur Garda Revolucionare Islamike, ndërsa jetonte një stil jetese luksoz në Los Angeles, duke ekspozuar aktivitetin e saj edhe në rrjetet sociale.
Autoritetet amerikane kanë ndaluar gjithashtu hyrjen në SHBA për bashkëshortin e saj.
Gjenerali Qasem Soleimani, një figurë kyçe ushtarake në Iran, u vra në vitin 2020 në Bagdad si pasojë e një sulmi me dron nga forcat amerikane.
