SHBA-ja kufizon vizat për personat që përfshihen në “turizmin e lindjeve”

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Uashington, 24 shtator, Zhurnal.mk – Administrata e presidentit Donald Trump njoftoi dje kufizime të reja për vizat, që synojnë personat që përfshihen ose ndihmojnë në të ashtuquajturin “turizmin e lindjeve”.

Me këtë term nënkuptohet udhëtimi i një gruaje në SHBA kryesisht për të lindur fëmijën atje, me synimin që fëmija të marrë shtetësinë amerikane.

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se ky qëllim nuk është bazë e lejueshme për marrjen e vizës turistike. 

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se masat do të synojnë persona dhe rrjete që organizojnë në mënyrë komerciale udhëtime të tilla.

Këtu përfshihen, persona që organizojnë këto udhëtime kundrejt pagesës; ndërmjetës që ndihmojnë aplikantët për viza dhe dyshohen se i mësojnë si të japin informacione të rreme gjatë aplikimit dhe ofrues të huaj të shërbimeve mjekësore që ndihmojnë në organizimin e udhëtimeve për të lindur në SHBA.

Rubio i akuzoi këto rrjete se u kërkojnë klientëve dhjetëra mijëra dollarë, për të organizuar lindjen në SHBA, me synimin që fëmija të marrë shtetësinë amerikane.

Çfarë është “shtetësia nga lindja”?

Në SHBA, sipas Kushtetutës, fëmijët e lindur në territorin amerikan zakonisht marrin automatikisht shtetësinë amerikane në momentin e lindjes, me disa përjashtime të kufizuara.

Trump ka kërkuar që kjo e drejtë, të kufizohet për disa kategori fëmijësh. Çështja është bërë objekt i proceseve gjyqësore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër