SHBA vlerëson autoritetet shqiptare për arrestimin e ukrainasit, pjesë e një organizate kriminale

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 08 tetor, Zhurnal.mk – Policia e Shtetit ka arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës shtetasin ukrainas Anatolii Streletskyi, i cili kërkohej nga autoritetet në Kiev nën dyshimin për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të një organizate kriminale.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë bëri të ditur përmes një postimi se, arrestimi u bë pas shkëmbimit të informacionit me Njësinë e Hetimeve Penale Ndërkombëtare të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike pranë Ambasadës amerikane.

Pas ndalimit të tij, Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët ukrainas për nisjen e procedurave të ekstradimit.

Ambasada e SHBA-së vlerësoi bashkëpunimin ndërinstitucional dhe shkëmbimin në kohë reale të informacionit, duke theksuar se partneriteti mes autoriteteve të zbatimit të ligjit kontribuon në luftën kundër krimit transnacional dhe në garantimin e sigurisë së komuniteteve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër